
GLOSITI – INFLAMACIONI I GJUHËS

Sëmundjet e lindura të zemrës te fëmijët
Artikulacioni (nyje) temporomandibular, është një artikulacion i cili funksionon si një manshetë rrëshqitëse, ku kontakti krijohet midis kockës temporale të kafkës dhe mandibulës (nofullës). Çrregullimet e këtij artikulacioni mund të shkaktojnë probleme të ndryshme dhe ndikojnë jo vetëm në artikulacion, por edhe në muskujt rreth e qark.
Shenjat kryesore të cilat mund të shfaqen:
-Dhimbje në nofull (në të dyja anët ose në njërën anë); dhimbje rreth e qark veshit; vështirësi në përtypje ose dhimbje gjatë përtypjes; dhimbje në muskujt e fytyrës; bllokim në artikulacion (vështirësi në hapjen ose mbylljen e gojës); dhimbje koke, qafe etj.
Gjithashtu, çrregullimi i artikulacionit temporomandibular mund të shkaktojë një zhurmë kërcitëse, si “klik” gjatë hapjes dhe mbylljes së gojës. Zakonisht nuk ka një shkak të vetëm, janë disa faktorë që mund të ndikojnë si dëmtimet traumatike në nofull, kërcitja e dhëmbëve, artriti në artikulacionin temporomandibular, stresi i vazhdueshëm në nofull, problemet me kafshimin etj. Për vendosjen e diagnozës është me rëndësi të behet konsulta me stomatologun (dentistin) dhe me fizioterapistin. Objektivat e fizioterapisë në këto raste janë reduktimi i dhimbjes; reduktimi i ngurtësisë në lëvizje ; rikthimi i funksionit dhe riedukimi postural (qendrimi) i pacientit.
Fizioterapisti pasi bën vlerësimin e pacientit përcakton objektivat dhe programin e trajtimit i cili mund të përfshijë:
-Edukimin e pacientit në lidhje me pozicionimin e duhur të trupit, kokës dhe pozicionimin korrekt të gjuhës në qetësi.
-Përdorimin e terapisë manuale; masazhimi; çlirimi i tensionit muskular dhe artikolar.
-Mobilizimi i artikulacionit (lëvizjet e duhura të artikulacionit).
-Ushtrime, ku disa prej tyre tregohen më poshtë:


Sugjerime:
-Të ndiqen udhëzimet e fizioterapistit, dentistit.
-Të bëhet kujdes gjatë kafshimit.
-Ushqimi të pritet në copa të vogla.
-Të shmangen ushqimet shumë të forta.
-Ushtrimet të ndiqen rregullisht.
-Për çdo shqetësim fillimisht duhet t’i drejtoheni specialistit.
Fjalë kyçe: Dhimbje nofulle; artikulacioni temporomandibular; fizioterapi; kërcitje e dhëmbëve; mbyllje dhe hapje e gojës.



