
Fizioterapia në dhimbjet e nofullës. Artikulacioni temporomandibular.

Faringiti dhe Tonsiliti te fëmijët
Sëmundjet e lindura të zemrës ( të quajtura shpesh dhe difektet e lindura të zemres) ndodhin kur zemra gjatë shtatzanisë, nuk është e ndërtuar si duhet. Zemra e bebit fillon të formohet gjatë gjashtë javëve të para të shtatzanisë. Pikërisht në këtë periudhë të zhvillimit të bebit mund të formohen difektet e lindura të zemrës. Shkencëtarët nuk janë të sigurtë cilat janë shkaqet e formimit të tyre.
Disa difekte të lindura të zemrës ( një vrimë e vogël në muret e zemrës ), janë të thjeshta dhe nuk shkaktojnë probleme në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijës; por të tjera ( mungesë e një pjese të dhomave të zemrës), kërkojnë ndërhyrje të menjëherëshme .
Cilat janë simptomat e sëmundjeve të lindura të zemrës?
Difektet serioze të lindura të zemrës në kohët e sotme mund të dallohen që në shtatzani (nëpërmjet një Ekografie), menjëherë pas lindjes, ose në muajt e parë të jetës. Simptomat menjëherë pas lindjes, ose në muajt e parë të jetës mund të përfshijnë:
- Ngjyrë gri në blu e buzëve, gjuhës dhe gishtave
- Shpeshtim i frymëmarrjes
- Ënjtje në këmbë, në bark ose rreth syve
- Vështirësi në frymëmarrje gjatë ushqyerjes
- Shtimi jo i mirë në peshë i foshnjës
Difektet jo serioze të lindura të zemrës mund të mos dallohen deri në fëmijërinë e vonëshme. Sipmtomat e tyre te fëmijët më të rritur mund të përfshijnë:
- Marrje fryme gjatë aktiviteteve sportive ose aktivitetit fizik
- Lodhje e shpejtë gjatë aktiviteteve sportive ose aktivitetit fizik
- Djersitje të duarve, kyçeve dhe këmbëve
Shpesh herë Pediatri edhe gjatë një vizite kontrolli mund të dëgjojë një zhurmë (quhet murmur) jo normale kur dëgjon zemrën me stetoskop. Pjesa më e madhe e këtyre zhurmave janë inocente që nënkupton që, nuk ka një difekt në zemër, por ama disa janë të lidhura me një difekt në zemër dhe zakonisht këshillohet një kontroll nga një kardiolog pediatër.
Si diagnostikohet një sëmundje e lindur e zemrës?
Testet më të zakonëshme janë:
- Elektrokardiograma (EKG) mat aktivitetin elektrik të zemrës
- Ekokardiograma: përdor ultratingujt për të krijuar pamje të zemrës në aktivitet (shih figurën)
- Radigrafia e gjoksit (Toraksit) tregon në se zemra është e zmadhuar
- Oksimetria e pulsit: është një sensor i vendosur në gisht që tregon se si është oksigjeni në gjak
Është mjeku ai i cili do të vendosë në se fëmija ka nevojë për egzaminime të tjera dhe do të sqarojë mbi procedurat e duhura.

Si mjekohen sëmundjet e lindura të zemrës?
Mjekimi do të varet nga lloji i difektit; disa nuk kanë ndikim në shëndetin e fëmijës dhe
nuk mjekohen, nderkohë që të tjera kërkojnë mjekim të menjëherëshëm. Mjekimi mund të jetë me barna, me kirurgji të zemrës, ose procedura të tjera. Për secilin rast është mjeku që do të tregojë rrugën më të mirë dhe do të shpjegojë qëndrimin më të përshtatshëm.
Fjalë Kyç: Zemra, Ekografi, difekt i lindur



