
Kanceri i zorres së trashë

Semundja Parkinson
Epilepsia, shkaqet, trajtimi dhe si të kontrollojmë krizat e shkaktuara prej saj
Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Kjo i takon grupit te sëmundjeve konvulsive, e cila manifestohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes (me një shkallë të caktuar të vetëdijes).
Emërtimi i sëmundjes vjen nga fjala greke ‘epilepsi’ që nënkupton sulmin.
Shkaqet
Tumoret e trurit.
Trauma e kokës.
Alkoolizmi ose tërheqja e alkoolit.
sëmundja e Alzheimerit.
Goditjet në tru, sulmet në zemër dhe gjendje të tjera që e privojnë trurin nga oksigjeni.
Simptomat sipas llojeve te Epilepsise
Disa prej llojeve të epilepsisë janë:
1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.
Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe feces.
Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.
2. Petit mal: ataqe të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë rëndom ka shumë ataqe gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve).
I sëmuri nuk e humbë vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.
3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultet, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.
4. Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.
Diagnoza.
Një elektroencefalogram (EEG) përdoret për të kontrolluar aktivitetin e pazakontë elektrik në tru që mund të ndodhë te njerëzit me epilepsi. Gjatë testit, sensorë të vegjël janë ngjitur në kokën tuaj për të kapur sinjalet elektrike të prodhuara kur qelizat e trurit i dërgojnë mesazhe njëra-tjetrës. Nëse keni pasur dy ose më shumë kriza që kanë filluar në tru, mund të diagnostikoheni me epilepsi. Nëse ekziston mundësia që të keni epilepsi, NICE (rekomandimet) rekomandon që brenda dy javësh të referoheni te një specialist, (një mjek i trajnuar për diagnostikimin dhe trajtimin e epilepsisë).Rezonanca Magnetike (MRI) jane egzaminimet me te mira se bashku me kliniken.
Mjekimi
barna të quajtura barna anti-epileptike (AEDs) si Sodium valproate and lamotrigine
kirurgji për të hequr një pjesë të vogël të trurit që po shkakton krizat.
një procedurë për të vendosur një pajisje të vogël elektrike brenda trupit që mund të ndihmojë në kontrollin e krizave.
një dietë e veçantë (dietë ketogjenike) që mund të ndihmojë në kontrollin e krizave.
Ne rastin e Status Epilepticus perdoret: midazolam and diazepam i/v.
