
Roli i vitaminës D në shëndetin oral
Sindroma “text neck” (sindroma e qafës së mesazheve) është një term që përdoret gjerësisht për të përshkruar pozicionimin e qafës përpara (fleksion anterior) gjatë përdorimit të telefonave dhe smartfonëve. Shumë studime po fokusohen në këtë fenomen, i cili konsiderohet një problem i rëndësishëm potencial. Kjo sindromë i referohet dëmtimeve të përsëritura të qafës, të shkaktuara nga stresi i vazhdueshëm që vjen si pasojë e mbajtjes së kokës përpara për periudha të zgjatura. Ky pozicion ndikon drejtpërdrejt në lakimin e shtyllës kurrizore në nivelin cervikal (qafa).
Disa shenja dhe simptoma përfshijnë:
- Dhimbje të mprehta ose bezdisëse në qafë dhe shpatulla
- Ngurtësim ose shtrëngim në qafë dhe shpatulla, që çon në ulje të gamës së lëvizjeve
- Dhimbje koke
- Dhimbje të shoqëruara me ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në gjymtyrët e sipërme
- Dhimbje syri
Në raste të shfaqjes së këtyre simptomave, sugjerohet kryerja e një konsultë me mjekun specialist dhe fizioterapistin. Ushtrimet kanë një rëndësi të madhe si në parandalim, ashtu edhe në trajtim.
Më poshtë paraqiten disa ushtrime që ndihmojnë në reduktimin e simptomave të kësaj sindrome.

Fjalë kyçe: Qafa; dhimbja; pozicioni; postura; ushtrimet; fizioterapia.



