
Metoda EBOO

Roli i vitaminës D në shëndetin oral
Prostate Health Index (PHI) është një test laboratorik i avancuar që përdoret për të vlerësuar rrezikun e kancerit të prostatës, veçanërisht te meshkujt që paraqesin vlera të ndërmjetme të PSA-së (antigjenit specifik të prostatës).
Çfarë përfaqëson testi PHI?
PHI është një indeks i kombinuar që bazohet në tre matje të gjakut:
- PSA totale (tPSA)
- PSA e lirë (fPSA)
- [-2] proPSA (p2PSA) – një formë më specifike e PSA-së, e lidhur më fort me kancerin e prostatës
Nga këto vlera përllogaritet një rezultat numerik (PHI score), i cili tregon probabilitetin e pranisë së kancerit të prostatës, veçanërisht të formave klinikisht të rëndësishme.
Si kryhet testi?
- Kryhet përmes analizës së gjakut, njësoj si testi PSA, dhe nuk kërkon procedura invazive.
- Rekomandohet zakonisht kur:
- PSA totale është në zonën “gri” (rreth 2–10 ng/mL)
- Mjeku po vlerëson nëse është e nevojshme kryerja e biopsisë së prostatës
Ashtu si testi PSA, edhe PHI duhet të kryhet para manipulimeve të prostatës (biopsi, masazh prostatik, kateterizim).
A ka epërsi ndaj testit PSA?
Po, testi PHI ka disa avantazhe të rëndësishme krahasuar me PSA-në e thjeshtë:
- Specifikë më e lartë për zbulimin e kancerit të prostatës
- Redukton numrin e biopsive të panevojshme
- Dallon më mirë kancerin agresiv nga zmadhimi beninj i prostatës (BPH) ose inflamacioni
- Ofron një vlerësim më të saktë të rrezikut, jo vetëm një numër të izoluar
Kufizime:
- Nuk është test diagnostik përfundimtar
- Nuk zëvendëson biopsisë, por ndihmon në procesin e vendimmarrjes
- Nuk përdoret zakonisht për screening masiv, por për raste të përzgjedhura
Vlerat e PHI-së dhe interpretimi
Sa më i lartë të jetë rezultati i PHI-së, aq më i madh është rreziku për kancer të prostatës. Interpretimi i rezultateve (në mënyrë të thjeshtuar) bëhet si më poshtë:
- PHI i ulët → rrezik i ulët për kancer
- PHI mesatar → rrezik i moderuar
- PHI i lartë → rrezik më i lartë për kancer klinikisht të rëndësishëm
| Vlera e PHI-së | Interpretimi |
| < 27 | Rrezik i ulët për kancer të prostatës |
| 27 – 36 | Rrezik i ulët – mesatar |
| 36 – 55 | Rrezik mesatar – i lartë |
| > 55 | Rrezik i lartë për kancer të prostates |
Çfarë do të thotë një PHI jo normale?
- PHI i rritur
- Rrit probabilitetin e kancerit të prostatës
- Nuk përbën diagnozë, por tregon nevojën për vlerësim të mëtejshëm (p.sh. rezonancë magnetike, biopsi)
- PHI i ulët, edhe nëse PSA është pak i rritur
- Sugjeron më shumë gjasa për hiperplazi beninje të prostatës (BPH) ose inflamacion
- Mund të ndihmojë në shmangien e biopsive të panevojshme
Të rëndësishme për t’u ditur
- PHI nuk përdoret i vetëm, por interpretohet gjithmonë në kombinim me:
- moshën
- PSA-në totale
- ekzaminimin rektal digjital (DRE)
- historinë familjare
- Vendimet klinike merren gjithmonë nga mjeku urolog.
Përmbledhje
PSA → test i dobishëm, por me specifikë të kufizuar
PHI → më i saktë, më selektiv dhe ndihmon në shmangien e biopsive të panevojshme
Fjalë Kyçe: Prostate Health Index (PHI), PSA, kanceri i prostatës, biopsia e prostatës, test selektiv për prostatën.



