
Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës

Metoda EBOO
Tendina e Akilit është një tendinë e fortë që lidh muskulin e pulpës me thembrën. Tendiniti i Akilit është një gjendje inflamatore e zakonshme e këtij tendini. Prek më shpesh atletët dhe sportistët. Rreth 24% e atletëve zhvillojnë dëmtime të tendinës së Akilit gjatë jetës së tyre.
Simptomat kryesore që shfaqen janë: dhimbje në thembër, ngurtësim në tendinë, dobësi e këmbës, ënjtje rreth tendinës së Akilit dhe bezdisje gjatë ecjes. Zakonisht një gjendje e tillë ndodh nga mbipërdorimi dhe stresi i shtuar në këtë zonë.
Trajtimi në pjesën më të madhe të rasteve është jo kirurgjikal (fizioterapeutik dhe medikamentoz), por në raste të rënda mund të jetë nevoja për kirurgji.
Në trajtimin jo kirurgjikal duhet pasur parasysh zbatimi e parimit RICE:
R (rest) pushim, ndalim i aktiviteteve që stresojnë tendinin e Akilit.
I (ice) akull në zonën e tendinit rreth 20 minuta. Mos harro, jo akull direkt mbi lëkurë sepse mund të shkaktojë djegie.
C (compression) kompresion, shtypje në tendin.
E (elevation) (ngritje) shtrihu dhe vendose këmbën mbi një jastëk për të reduktuar enjtjen.
Gjithashtu, programi ushtrimor është thelbësor dhe caktohet nga fizioterapisti. Disa ushtrime që shpesh referohen në raste të tilla janë si më poshtë:

Sqarim: Përpara kryerjes së çdo ushtrimi duhet të konsultoheni me mjekun specialist dhe fizioterapistin e besuar.
Fjalë kyçe: Tendina e Akilit, dhimbje, këmba, enjtje, fizioterapi.



