
Bronkioliti

Identifikoni Nevojat Tuaja Shëndetësore
Ç’është Autizmi?
Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks i zhvillimit të njeriut, pjesë e Çrregullimeve të Spektrit Autik. Fëmijët me autizëm mund të sillen, komunikojnë, ndërveprojnë dhe mësojnë në mënyra të ndryshme krahasuar me fëmijët e tjerë.
Cilat janë shkaqet e Autizmit?
Nuk ka një shkak të njohur të autizmit. Disa faktorë risku janë: Predispozita gjenetike, mosha e madhe e prindërve, disbalanca metabolike, ekspozimi ndaj metaleve të rënda dhe toksinave ambientale, infeksionet virale etj. Pra një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe ambientalë ndikon në zhvillimin e çrregullimeve të spektrit autik.
Cilat janë simptomat e Autizmit?
Simptomat variojnë nga rasti në rast, por disa prej simptomave më të shpeshta janë:
Ndërveprimi dhe komunikimi social:
- Humbja e kontaktit me sy
- Nuk përgjigjet ndaj emrit pas muajit të 9
- Nuk shpreh emocione faciale (i mërzitur, i lumtur, i acarurar etj)
- Nuk bën lojë ndërvepruese
- Përdor pak ose aspak gjeste 12 muajsh (per shembull nuk përshëndet paçim me dorë, ose bravo)
- Nuk tregon me gisht (18 muajsh)
- Nuk bën lojë imagjinare (48 muajsh)
- Nuk kërcen, këndon, aktron (5 vjeç)
Sjellje përsëritëse:
- Radhit lodra, objekte dhe mërzitet kur kjo radhë prishet
- Përsërit fraza, fjalë (echolali)
- Luan me lodrat njësoj gjithmonë
- Fokusohet në një pjesë të lodrave, objekteve, për shembull rrotat e makinës
- Mërzitet nga ndryshime të vogla të rutinës
- Ka interesa obsesiv
- Përplas duart
- Rrotullohet rreth vetes
- Kanë një reagim të çuditshëm ndaj mënyrës se si ndjejnë, shikojnë, shijojnë etj
Simptoma të tjera:
- Vonesa të zhvillimit motorik
- Vonesa të zhvillimit gjuhësor
- Probleme me sjelljen
- Agresivitet
- Gjumë jo cilësor
- Funksionim intelektual variabël etj
Diagnoza e Autizmit.
Diagnoza vendoset pas disa vlerësimeve nga një ekip multidisiplinor i përbërë nga: mjeku neuropediatër, pediatër, psikologu klinik, fizioterapist, logoped, therapist zhvillimi, therapist Aba. Kryhen:
- Ekzaminime neurologjike
- Vlerësim i zhvillimit konjitiv
- Vlerësim i zhvillimit emocional-social
- Vlerësim i zhvillimit gjuhësor
- Observim i sjelljes
- Bisedë e gjerë, e thelluar me prindërit e fëmijës
- Vlerësimi i aftësive që fëmija kryen sipas moshës kronologjike përkatëse
Trajtimi i Autizmit.
Në varësi të simptomave dhe nevojave që fëmija ka, përshtatet dhe trajtimi. Disa nga trajtimet kryesore janë: Terapia Aba, logopedia, fizioterapia, terapia okupacionale, psikoterapia etj. Fizioterapia tek fëmijët me autizëm përfshin aktivitete, ushtrime të cilat stimulojnë zhvillimin motorik, forcën, stabilitetin dhe koordinimin.
Si ta parandalojmë autizmin?
Nuk mund të parandalojmë autizmin, por mund të rrisim mundësitë e të lindurit të një fëmije të shëndetshëm duke:
- Ndjekur një stil jete të shëndetshme (dietë ushqimore e balancuar, aktivitet i rregullt fizik)
- Treguar kujdes të mirë prenatal
- Shmangur konsumimin e alkoolit dhe duhanit gjatë shtatëzanisë
- Kryer kontrolle periodike tek mjeku specialist

