
Sëmundja Alzhaimer

Autizmi
Përgatiti E. Veveçka
Cfarë është Bronkioliti ?
Bronkioliti është infeksioni më i zakonshëm viral i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes (bronkiolave) te fëmijët deri në moshën 2 vjeç. Shënja kryesore është prania e fishkëllimës shoqëruar ose jo me frymëmarrje të vështirësuar
Cilët janë shkaktarë të bronkiolitit ?
Shkaktarë të bronkiolitit janë viruset: VRS ( Virusi respirator sinsitial) në 50%-80% të rasteve, Human metapneumovirus, Rinovirusi, Adenovirus, V. Influenzës, Parainfluenzës, Enteroviruset.
Cilat janë shënjat e Bronkiolitit?
Sëmundja fillon me rufë, pak kollë, temperaturë të lehtë ose mesatare dhe, brënda 2-3 ditësh vërehet shtim i kollës e në shumicën e rasteve, vështirësi e lehtë në frymëmarrje dhe fishkëllima. Fëmija nuk pi mirë, grindet. Shumica e fëmijëve përmirësohen pas 3-4 ditësh të fillimit të shënjave të prekjes së bronkiolave.
Në disa raste mundet që vështirësia në frymëmarrje të jetë e rëndë dhe, të kërkojë nevojën për shtrim në spital.
A duhet të kontrollohet te mjeku fëmija me bronkiolit?
Po, fëmija duhet të kotrollohet nga mjeku (ose infermjeri), sidomos në se është nën 6 muaj, ka lindur parakohe, ose ka një sëmundje tjetër shoqëruese. Mjeku do të vërtetojë sëmundjen, do të vlerësojë rëndësinë e sëmundjes dhe, do të përcaktojë në se ka nevojë për shtrim në spital, ose jo.
Mjekimi i bronkiolitit
Në format qe nuk ka indikim per shtrim ne spital në shtëpi nuk ka mjekim specifik:
- Është e rëndësishme ndjekja çdo ditë për shënja të rëndimit të mundëshëm
- Tualeti i hundëve me solucion fiziollogjik disa herë në ditë para ushqyerjes
- Ofrimi i lëngjeve dhe mbajtja e një ushqyerje të paktën gjysmën e asaj që merr zakonisht
Në format që shtrohen në spital , mjekimi është mbështëtës:
- Oksigjenoterapia më kryesorja
- Duhet të vlerësohet hidratimin dhe ushqyerja e sigurtë e fëmijës dhe, të ndërhyet sipas rastit
- Nuk këshillohet aspirimi i thellë i rrugëve të frymëmarrjes, se mund të shtojë edemën dhe mundësinë e mbi infeksioneve. Aspirimi i butë dhe i kujdesëshëm i sipërm mund të përdoret në raste të vecanta sipas nevojës së fëmijë
A duhen përdorur antibiotikë për bronkiolitin?
Jo, të gjitha studimet tregojnë se ato nuk ndryshojnë zhvillimin e sëmundjes. Përdorimi i antibiotikëve këshillohet vetëm në fëmijët me të dhëna specifike për bashkëshoqërimin me një infeksioni bakterial
Mjekime të tjera :
Përdorimi i Ventolinës me inhalim : Nuk ka efektivitet të mbështetur në evidenca nuk këshillohet perdorimi rutinë
Përdorimi i Adrenalinës me inhalim: Nuk duhet të përdoren në rutinë. Nuk duhet përdorur në kondita shtëpie
Kortikosteroidet : Nuk këshillohet të përdoren
Studimet e fundit mbështesin përdorimin me inhalim të solucionit fiziollogjik hipertonik
A mund ta parandalojmë Bronkiolitin ?
Ende nuk ka nje vaksinë ndaj VRS. Janë të rëndësishme higjena e bebes dhe e ambjentit, izolimi i individeve me VRS, desinfektmi i lodrave dhe ambjenteve të prekura nga fëmija , përdorimi i filtrave në aparatet e aerozolit dhe desinfektimi i tyre.