
Infeksionet në veshka

GLOSITI – INFLAMACIONI I GJUHËS
Bunioni (hallux valgus) është një gungë e madhe anash këmbës, e cila zhvillohet në bazën e gishtit të madh. Është e zakonshme që, në këta pacientë, bunioni të inflamohet, ngurtësohet dhe të bëhet i dhimbshëm. Zakonisht është një gjendje që shfaqet më shumë te femrat sesa te meshkujt. Hallux valgus mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë (sever).Simptomat më të shpeshta janë:
• Gunga e dukshme jashtë bazës së gishtit të madh (shiko foton më poshtë).

• Enjtje
• Ndryshim në ngjyrën e lëkurës rreth nyjes së gishtit të madh (artikulacioni metatarsofalangeal)
• Kallo
• Dhimbje e vazhdueshme
• Ngurtësim, kufizim në lëvizje
Faktorët të cilët rrisin rrezikun për shfaqjen e Hallux valgus janë:
• Stresi i tepërt në këmbë
• Përdorimi i tepërt i takave të larta
• Këpucë jo të përshtatshme për këmbën (në përmasa dhe formë)
• Artriti reumatoid
• Faktorët gjenetikë/trashëgimia Trajtimi fizioterapeutik ka rëndësi të madhe në trajtimin e pacientëve të tillë, duke përfshirë ushtrime specifike për këmbën dhe kyçin e këmbës, sepse rrisin qarkullimin e gjakut dhe lëvizshmërinë; forcojnë muskulaturën. Ndonjëherë mund të jetë e nevojshme edhe vendosja e ortezave ndihmëse.
Në rastet kur fizioterapia nuk funksionon dhe kemi një hallux valgus të rëndë, mund të jetë e nevojshme kirurgjia. Kjo gjë vendoset pas bërjes së vlerësimit nga mjeku specialist.
Veshja e këpucëve komode, ku gishtat të jenë të lirë (jo këpucë me majë) dhe të përshtatshme me përmasën dhe formën e këmbës, është një formë parandalimi. Gjithashtu, ushtrimet e rregullta për zonën e këmbëve janë shumë thelbësore. Disa prej tyre janë paraqitur më poshtë:



Sqarim: Përpara se të filloni ushtrimet, konsultohuni me mjekun specialist dhe fizioterapistin tuaj të besuar.
Fjalë kyçe: Hallux valgus; bunion; gishti i madh i këmbës; ushtrimet; fizioterapi; këmba.