
Sëmundja Huntington (HD)

SËMUNDJET E ZEMRËS
Imunizimi përmes vaksinave siguron mënyrën për të krijuar imunitet apo mbrojtje ndaj një sërë sëmundjesh. Ndonjëherë kjo bëhet duke përdorur sasi të vogla të një mikrobi të vrarë ose të dobësuar që shkakton sëmundjen. Herë të tjera vaksina është thjesht një pjesë e vogël e mikrobit, si p.sh. një proteinë ose një pjesë e materialit gjenetik të saj.
Mikrobet mund të jenë viruse (si p.sh. virusi i fruthit) ose baktere (si pneumokoku).
Vaksinat stimulojnë sistemin imunitar të reagojë sikur të kishte një infeksion të vërtetë. Ato mbrojnë nga infeksioni dhe mbajnë mend mikrobin. Më pas, mund të luftojë mikrobin nëse më vonë hyn në trup.
Cilat janë disa lloje vaksinash?
- Mikrobet e gjalla të dobësuara. Këto përdoren në disa vaksina si në vaksinat e fruth – shyta – rubeolë (MMR) dhe kundër lisë së dhenve.
- Mikrobet e vrarë (të inaktivizuar). Këto përdoren në disa vaksina, të tilla si vaksina kundër gripit ose vaksina e poliovirusit të inaktivizuar.
- Vaksinat me toksinë të inaktivizuar të prodhuar nga mikrobi. Për shembull, vaksinat e difterisë dhe tetanozit janë vaksina toksoid.
- Vaksinat e konjuguara. Këto përmbajnë copa të vogla të mikrobeve të kombinuara me proteina që ndihmojnë në nxitjen e një përgjigjeje të fortë imune. Shumë vaksina të përdorura zakonisht bëhen në këtë mënyrë, duke përfshirë ato që mbrojnë kundër hepatitit B, HPV, kollës së mirë dhe meningjitit.
- Vaksinat mARN përdorin një pjesë të ARN-së së mikrobit, e cila është pjesë e materialit gjenetik të tij. Disa nga vaksinat e COVID-19 janë të këtij lloji.
Pse duhet të vaksinohemi
- Gjatë viteve, vaksinat kanë parandaluar raste të panumërta sëmundjesh dhe paaftësie dhe kanë shpëtuar miliona jetë.
- Kur ne vaksinohemi mbrojmë veten tonë dhe familjarët, miqtë dhe komunitetin ku ne jetojmë
- Përmes vaksinimit kursehen shuma të mëdha parash që do të shpenzoheshin në raste të sëmundjeve
- Vaksinat janë të sigurta pasi kalojnë procese të kujdesshme për tu aprovuar
Efekte anësore të vaksinimit
Çdo vaksinë mund të shkaktojë efekte anësore. Në pjesën më të madhe këto janë të vogla (për shembull, një dhimbje e krahut ose temperaturë e ulët) dhe largohen brenda pak ditësh.
Vaksinat monitorohen vazhdimisht për sigurinë dhe si çdo mjekim, vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore. Megjithatë, një vendim për të mos imunizuar një fëmijë përfshin gjithashtu rrezik dhe mund ta vendosë fëmijën dhe të tjerët që bien në kontakt me të në rrezik për t’u prekur nga një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse.
Kalendari i vaksinimit në Shqipëri
Në vendin tonë vaksinimi është i detyrueshëm dhe në përputhje me kalendarin e miratuar të vaksinimit si më poshtë: (Burimi Instituti i Shëndetit Publik)
