
Sindroma e Zorrës së Irritueshme

Urtikaria te fëmijët
Fibrilacioni atrial (AFib) është një ritëm i parregullt dhe shpesh shumë i shpejtë i zemrës, i njohur si aritmi. Kjo gjendje mund të çojë në formimin e mpiksjeve të gjakut në zemër, duke rritur rrezikun e goditjes në tru, insuficiencës kardiake dhe komplikimeve të tjera të lidhura me zemrën.
Shkaqet
Hypertension, Hyperthyreoza, Alkolizmi, Sëmundja koronare e zemrës, Insuficienca e Zemrës, Obeziteti, Sëmundjet Kongjenitale të Zemrës, Apnea Respiratore e gjumit, Sëmundja e Sheqerit (Diabeti), Perikarditi, Kafeina, Embolia Pulmonare (tromboza), Pirja e duhanit, Stresi, mosha e tretë, Sëmundjet kronike të veshkave, Pneumonia, disa medikamente, si dhe përdorimi i drogave (p.sh., kokaina), dhe gjendjet e panikut.
Klinika
Ndjenjat e një rrahjeje zemre të shpejtë, valëvitëse ose të çrregullt, të quajtura rrahje zemre. Dhimbje gjoksi, marramendje, lodhje, humbje e vetëdijes nëse rrahjet janë të shpeshta mbi 100/min, frymëmarrje e shkurtër dhe dobësi. Nëse shfaqet dhimbje gjoksi, duhet shkuar menjëherë në urgjencë.
Diagnoza
Realizohet me një vizitë te kardiologu, duke marrë historikun e sëmundjes, klinikën, EKG-në, ECHO-n e zemrës dhe analiza të gjakut, përfshirë ato klinike dhe biokimike.
Mjekimi
Përdorimi i medikamenteve të dhëna me recetë nga mjeku kardiolog, si betabllokuesit (p.sh., Bisoprololi). Nëse pacienti ka hipertension, duhet trajtuar hipertensioni. Gjithashtu, jepen medikamente antiaritmike si Propafenoni ose Amiodaroni.
Në raste të veçanta mund të nevojiten: shtrim në spital, goditje elektrike, vendosje e pace maker-it ose ablacion me anë të kateterit.