
Hernia Diskale

PROBLEMATIKAT E KAFSHIMIT TË DHËMBËVE DHE NOFULLAVE – MALOKLUZIONET DENTARE
Çfarë është fizioterapia në Fibrozën Kistike?
Fizioterapia është pjesë e rutinës ditore të çdo pacienti me fibrozë kistike (sëmundje gjenetike e cila shkakton trashje të sekrecioneve). Fizioterapia përfshin një sërë teknikash dhe lëvizjesh të cilat ndihmojnë në përmirësimin e simptomave dhe komplikacioneve në Fibrozën Kistike.
Tek këta pacientë, fizioterapia përfshin:
• Teknika të pastrimit të rrugëve ajrore, të cilat ndihmojnë në largimin e sekrecioneve.
• Aktivitet fizik për përmirësimin e funksionimit të mushkërive, shëndetit të zemrës, shëndetit të kockave, forcimin muskular dhe mirëqenien e pacientit.
• Trajtimin e problemeve që lidhen me muskujt dhe kockat, duke përmirësuar kryesisht qëndrimin e pacientit dhe duke reduktuar dhimbjet, nëse janë të pranishme.
• Edukimin e prindërve për kryerjen në mënyrën e duhur të ushtrimeve në kushte shtëpie për fëmijën me fibrozë kistike, ose edukimin e pacientit kur ai arrin të kuptojë dhe të ndërveprojë pa vështirësi.
Pse është me rëndësi eliminimi i sekrecioneve dhe pastrimi i rrugëve respiratore?
Pastrimi i rrugëve respiratore është me rëndësi sepse parandalon bllokimin e mushkërive dhe redukton mundësitë për infeksione. Infeksionet mund të shkaktojnë bllokim të rrugëve respiratore të vogla, duke çuar në prodhim më të madh të sekrecioneve/mukusit dhe duke dëmtuar më shumë mushkëritë.
Teknikat kryesore të pastrimit të rrugëve respiratore
Mjeku specialist, në bashkëpunim me fizioterapistin, përcakton teknikën e duhur të trajtimit fizioterapeutik, duke pasur parasysh statusin e sëmundjes, gjendjen dhe moshën e pacientit. Më poshtë po përmendim disa prej tyre:
• Drenimi postural, është një teknikë e cila përfshin vendosjen e pacientit në pozicione të ndryshme (shikoni foton) për largimin e sekrecioneve. Kombinohet edhe me ushtrime frymëmarrjeje.
• Gjithashtu përdoret perkusioni (goditje ritmike mbi gjoks duke mbajtur dorën kupë) dhe vibracioni (dridhjet) mbi të njëjtin vend ku bëhet perkusioni, të cilat ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve dhe lirimin e rrugëve respiratore.
• Cikli Aktiv i Frymëmarrjes, i cili është një cikël ku kombinohet frymëmarrja e thellë, shfryrja, kollitja dhe frymëmarrja e relaksuar. Përdoret frymëmarrja e thellë për të lëvizur sekrecionet; pushohet midis frymëmarrjeve të thella dhe më pas largohen sekrecionet me një shfryrje ose kollitje.