
Anemia Ferrodefiçitare (AFD) – Anemia nga Mungesa e Hekurit

Psoriaza: Çfarë është Psoriaza
Çfarë është…
Fruthi ose Morbili, është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga një virus (morbilli virus), i cili përhapet në momentin që një person i infektuar kollitet apo teshtin. Mund të jetë sëmundje serioze, me shumë komplikime, madje mund të shkaktojë dhe vdekje të pacientit. Sëmundja prek traktin respirator (sistemin e frymëmarrjes). Mënyra më e mirë e parandalimit është vaksinimi. Vaksina është e sigurt dhe ndihmon trupin të luftojë virusin.
Shkaqet
Fruthi shkaktohet nga një lloj virusi që përhapet përmes kollitjes, teshtitjes dhe kontaktit të ngushtë apo direkt me sekrecionet e një personi të infektuar.
Kush preket…
Fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse në botë, që do të thotë se kontakti me persona të infektuar do të çojë patjetër në shfaqjen e sëmundjes infektive, aq sa 1 person i infektuar mund të infektojë 10 persona të tjerë të pavaksinuar afër tij. Këtë infeksion ai e transmeton nga 4 ditë para shfaqjes së puçrrave, deri 4 ditë pas shpërthimit të tyre. Virusi shkaktar mund të qëndrojë aktiv dhe kontagjioz (ngjitës) në ajër ose në sipërfaqe të kontaminuara deri në 2 orë.
Komplikimet mund të shfaqen më tepër tek personat e moshës nën 5 vjeç dhe mbi 30 vjeç, veçanërisht ata me sistem imunitar të prekur dhe ata që janë të nënushqyer.
Simptomat…
Simptomat e fruthit zakonisht shfaqen 11–14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Simptomat më të zakonshme përfshijnë: temperaturë që zgjat zakonisht 1 javë dhe shkon deri në 40°C, kollë, skuqje e syve dhe shfaqje e puçrrave, fillimisht në fytyrë dhe qafë, dhe që për 3 ditë përhapen në të gjithë trupin, duke arritur tek duart dhe këmbët. Këto shfaqen 2–4 ditë pas simptomave të para dhe mund të jenë të pranishme deri në 5–8 ditë përpara se të largohen.
Vdekja nga fruthi ndodh për shkak të komplikimeve si encefalit (infeksion në tru), infeksion në veshë, diarre ekstreme dhe dehidratim, si dhe probleme me frymëmarrjen si pneumonia. Këto kanë më shumë mundësi të shfaqen tek fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 30 vjeç.
Mjekimet
Nuk ka asnjë trajtim specifik për fruthin. Trajtimi ka të bëjë thjesht me lehtësimin e simptomave, si për shembull mjekim për trajtimin e temperaturës. Duhet pirë sa më tepër ujë për të shmangur dehidratimin dhe për të zëvendësuar lëngjet e humbura për shkak të diarresë dhe të vjellave.
Mjekimet përfshijnë qetësues për ethet, temperaturën dhe dhimbjet si ibuprofen dhe paracetamol; suplemente me vitaminë A për shkak të reduktimit të niveleve të saj si pasojë e sëmundjes dhe për të parandaluar komplikacione të mundshme me shikimin.