
Përdorni Teknologjinë

Sinkopa Kardiake dhe Lipotimia
Përgatiti Prof. Dr. Pirro Prifti
Presioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertension, është një gjendje e zakonshme që ndikon në arteriet e trupit. Kjo gjendje bën që zemra të punojë më shumë për të pompuar gjakun.
Matja e Presionit të Gjakut
Presioni i gjakut matet në milimetra merkur (mm Hg). Sipas standardeve të përgjithshme, hipertensioni konsiderohet kur presioni i gjakut është 130/80 mm Hg ose më i lartë.
- Presioni normal: Më i ulët se 120/80 mm Hg.
- Tensioni i ngritur: Numri i sipërm varion nga 120 në 129 mm Hg, ndërsa numri i poshtëm është nën 80 mm Hg.
- Faza 1 e hipertensionit: Tensioni maksimal varion nga 130 në 139 mm Hg, dhe tensioni minimal është midis 80 dhe 89 mm Hg.
- Faza 2 e hipertensionit: Tensioni maksimal është 140 mm Hg ose më i lartë, ndërsa tensioni minimal është 90 mm Hg ose më i lartë.
- Krizë hipertensionale: Presioni i gjakut mbi 180/120 mm Hg kërkon ndihmë mjekësore urgjente.
Zakone të Shëndetshme
Adoptimi i zakoneve të shëndetshme, si mos pirja e duhanit, ushtrimi i rregullt dhe një dietë të balancuar, mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e hipertensionit. Disa individë mund të kenë nevojë për ilaçe për të menaxhuar këtë gjendje.
Shkaqet e Hipertensionit
Disa nga faktorët që kontribuojnë në hipertension përfshijnë:
- Mosha (veçanërisht në moshën e tretë)
- Raca (më e zakonshme tek individët me ngjyrë)
- Historia familjare për hipertension
- Obeziteti dhe mbipesha
- Jeta sedentare
- Duhanpirja
- Përdorimi i kripës
- Mungesa e kaliumit në dietë
- Pirja e alkoolit
- Stresi
- Sëmundjet e veshkave
- Gravidanca
- Apnea e gjumit
Simptomat
Shumica e njerëzve me presion të lartë të gjakut nuk përjetojnë simptoma, madje edhe kur niveli i presionit është rrezikshëm i lartë. Megjithatë, disa simptoma që mund të shfaqen përfshijnë:
- Dhimbje koke
- Frymëmarrje e shkurtër
- Gjakderdhje nga hunda
Këto simptoma zakonisht shfaqen vetëm kur hipertensioni ka arritur nivele të rrezikshme.
Diagnoza
Diagnoza e hipertensionit bëhet përmes matjes së tensionit arterial maksimal (sistolik) dhe minimal (diastolik). Monitorimi i tensionit duhet të bëhet 2-3 herë në ditë në rastet e dyshuara. Mjeku mund të rekomandojë gjithashtu ekzaminime të tjera si:
- ECHO të zemrës
- EKG
- Analiza të gjakut për yndyrnat dhe kolesterolin
- Analiza për funksionin e veshkave
Mjekimi
Ndryshimi i stilit të jetës është i rëndësishëm në menaxhimin e hipertensionit dhe përfshin:
- Aktivitet fizik të rregullt (2-5 km në ditë ose ushtrime të lehta për të moshuarit)
- Kufizimi i konsumit të alkoolit
- Mbajtja e peshës trupore në normë (p.sh., për një individ me gjatësi 1.80 cm, pesha ideale është rreth 80 kg, +/- 2 kg)
- Gjumë i mjaftueshëm (7-8 orë në ditë)
Në rastin e hipertensionit të fazës së dytë, duhet të konsultoheni me mjekun e familjes ose mjekun kardiolog për të marrë ilaçe të përshtatshme.
Kujdesi për shëndetin tuaj është thelbësor!