
Dilema e çantës së shkollës. Le të mbrojmë shtyllën kurrizore të fëmijëve!

Bruksizmi: Çfarë është dhe si trajtohet?
Humbja e masës muskulore për shkak të qëndrimit ulur për kohë të gjatë ndikon në cilësinë e jetës sonë dhe në shfaqjen e dhimbjeve të shpinës!
“Karrigia është një nga problemet më të mëdha të shekullit të 21-të,” pohojnë specialistët që trajtojnë dhimbjet e mesit dhe ato me origjinë muskulore. Ata mendojnë se dhimbja nuk është për shkak të vetë karriges, por për pasojat që vijnë nga qëndrimi i zgjatur në të. Njeriu është si një “makinë” e përgatitur për lëvizje dhe, për rrjedhojë, kur nuk e bën këtë, ajo prishet. Pasiviteti fizik është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e dhimbjes së mesit. Humbja e masës muskulore për shkak të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë ndikon në cilësinë e jetës dhe shkakton dhimbje të shpinës.
Disa nga arsyet janë këto:
- Humbja e masës muskulore, e cila, ndër të tjera, ka funksionin e mbrojtjes së artikulacioneve. Kur një artikulacion nuk është i mbrojtur, truri dërgon sinjale dhimbjeje për të mbrojtur zonën, duke parandaluar lëvizjen. Kur muskuli tkurret, ai sekreton hormone në qarkullimin e gjakut, të cilat arrijnë në shumë organe, përfshirë edhe trurin. Këto janë hormonet e “Anti-Dhimbjes” dhe mund të veprojnë si një qetësues natyral i dhimbjes. Nëse lëvizni, ju nxitni tkurrjen e muskujve dhe aktivizoni këtë mekanizëm, i cili është shumë i dobishëm për trupin tuaj (kalimi i shumë orëve ulur shkakton humbjen e masës muskulore!).
- Muskujt në një pozicion të shtrirë. Kur mbani një pozicion për një kohë të gjatë, do të thotë se disa muskuj janë në një pozicion të shtrirë gjatë asaj periudhe kohore. P.sh., muskujt glutealë (të të ndenjurit). Kur u kërkohet të punojnë, ata nuk do të jenë në gjendje të veprojnë. Në këtë mënyrë, muskujt e tjerë do të duhet të punojnë dyfish, si p.sh. muskuli i mesit, dhe për këtë arsye ai ngarkohet dhe bëhet i dhimbshëm.
Si ndikon qëndrimi ulur për kohë të gjatë në shfaqjen e dhimbjes së shpinës?
Të gjitha qëndrimet janë të këqija nëse mbahen për një kohë të gjatë pa lëvizur, pasi kjo përfundon me mbingarkesë. Pyetja është: A mund ta mbani një pozicion të caktuar për një kohë të gjatë? Sigurisht që përgjigja është: “JO”.
Rekomandimi kryesor i ekspertëve është që të ngriheni nga vendi juaj gjatë ditës. Çdo orë ngrihuni nga karrigia, jepini vetes disa minuta dhe kthehuni. Do të shihni që shpina juaj do të ndjehet më mirë. Edhe pse kushtet e punës nuk janë të njëjta për të gjithë, këshillohet që të gjithë ata që punojnë ulur të bëjnë “pauza të shëndetshme”. Kjo konsiston në 1 ose 2 minuta lëvizje për çdo orë që kaloni ulur.
Këshilla mbi mënyrën e uljes dhe pozicionin që duhet të mbani në karrige:
- Ekrani në nivelin e syve
- Kurora e kokës lart
- Mjekra e tërhequr
- Shpatullat mbrapa dhe poshtë
- Gjoksi jashtë
- Shtylla kurrizore duke ruajtur lakimin e saj fiziologjik (duke rritur harkun vetëm pak)
Një rëndësi të veçantë kanë edhe ushtrimet që rekomandohen për të lehtësuar ose parandaluar dhimbjet e mesit. Këto ushtrime mund të kryhen si në shtëpi, ashtu edhe në ambientin e zyrës. Ekspertët rekomandojnë disa ushtrime dhe stretching (shtrirje apo tendosje) për t’i praktikuar në këto ambiente.

Këto janë ushtrime të thjeshta që nuk kërkojnë shumë kohë dhe mund të bëhen pak nga pak gjatë gjithë ditës. Nëse nuk mund të bëni asgjë për shkak të llojit të punës, rekomandohet të ngriheni, të lëvizni shtyllën kurrizore, të shtriheni dhe të bëni një pushim të shkurtër.
“Çdo orë ngrihuni nga karrigia juaj, jepini vetes disa minuta pushim dhe kthehuni në punë. Shëndeti juaj mendor dhe ai i shpinës do t’ju falënderojnë!”
Fjalë kyçe: karrigia, masa muskulore, artikulacion, dhimbja e shpinës, shëndeti.