
HEMOFILIA

Karrigia është një nga problemet më të mëdha të shekullit të 21-të
Dilema e çantës së shkollës lind çdo fillim viti shkollor, kur prindërit duhet të zgjedhin çantën e duhur për fëmijët e tyre, në një treg të mbushur me opsione të shumta. Kjo dilemë shfaqet kur kërkohet të gjendet një balancë midis estetikës, funksionalitetit, komfortit dhe preferencave individuale.
Kërkimet shkencore tregojnë se dhimbja e mesit është prevalente te moshat 14-vjeçare, ku 30% e vajzave dhe 26% e djemve përjetojnë dhimbje akute ose subakute të mesit, ndërsa 11% raportojnë dhimbje kronike që zgjat më shumë se 3 muaj. Me rritjen e këtyre statistikave, është vënë re se pesha e madhe e çantave është një faktor risku për këto dhimbje.
Ndikimi i çantës së shpinës mbi shtyllën kurrizore
Çantat e rënda ose mbajtja e gabuar e tyre rrisin riskun për qëndrim/posturë të dobët, lodhje muskulare, dhimbje shpine dhe diskomfort. Mbajtja e çantës gjithmonë në njërën anë mund të shkaktojë anim të supeve apo edhe të shtyllës kurrizore, më shumë nga njëra anë sesa nga tjetra. Gjithashtu, pesha e tepërt e çantës shton presionin mbi shtyllën kurrizore, veçanërisht në pjesën e mesit (pjesa lumbare-sakrale).
Këshilla nga fizioterapistët për zgjedhjen e çantës së duhur për shëndetin e shtyllës kurrizore të fëmijëve:

Zgjidh masën e duhur
Çanta duhet të përshtatet me përmasat trupore të fëmijës. Ajo nuk duhet të qëndrojë as lart shpatullave, as poshtë ijeve. Përmasat dhe madhësia e çantës duhet të jenë të balancuara për të shmangur presionin dhe shpërndarjen e pabarabartë të peshës mbi shtyllën kurrizore.

Rripat e çantës
Rripat e çantës duhet të jenë të trashë dhe të rregullueshëm në gjatësi, pasi kjo ndihmon në një shpërndarje më të mirë dhe më të barabartë të peshës. Pesha e çantës nuk duhet të kalojë 10-15% të peshës trupore të fëmijës për të shmangur ndikimet negative në shtyllën kurrizore. Gjithashtu, çanta duhet të mbahet në të dy krahët dhe jo vetëm në njërën anë, për të parandaluar animin ose deformimin e shtyllës kurrizore.

Inkurajoni ecjen me shpinën drejtë
Për të pasur një shtyllë kurrizore të shëndetshme tek fëmijët, është e rëndësishme të inkurajoni gjithashtu rritjen e aktivitetit fizik të rregullt, uljen e drejtë në karriget e shkollës, dhe lëvizjen e vazhdueshme. Ruajtja e një diete ushqimore të pasur dhe të balancuar gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e shtyllës kurrizore, duke kontribuar në forcimin e muskujve dhe parandalimin e dhimbjeve të shpinës.
E bukur apo funksionale? Në radhë të parë funksionaliteti!
Fjalë kyçe: Çanta e shkollës, dhimbje mesi, fëmijë, shtylla kurrizore, dhimbje shpine.