
PROBLEMATIKAT E KAFSHIMIT TË DHËMBËVE DHE NOFULLAVE – MALOKLUZIONET DENTARE

Erozioni dentar
Hyrje:
Është një infeksion i zakonshëm që shkaktohet nga virusi i herpesit 6. Shumica e fëmijëve infektohen brenda moshës 2 vjeç. Virusi përhapet nga një person te tjetri nëpërmjet ajrit ose nga kontakti me pështymën e një personi të infektuar, prandaj quhet edhe “Sëmundja e puthjes.”
Shënjat e sëmundjes:
Nga infektimi me virusin deri në shfaqjen e shenjave mund të kalojë 1-2 javë. Shenjat tipike të sëmundjes janë:
• Temperaturë e lartë (shpesh 39-39.4) që fillon papritur dhe që zgjat disa ditë (3-5 ditë).
• Elementët në lëkurë (rashi makular) shfaqen ditën që bie temperatura. Ato paraqiten si një skuqje me pika të vogla ngjyrë rozë; zakonisht fillojnë në gjoks, kurriz dhe bark dhe pastaj përhapen në qafë dhe krahë, mund të arrijnë edhe në fytyrë dhe këmbë. Karakteristikë e tyre është se nuk dhëmbin dhe nuk kruhen.
Shenja të tjera shoqëruese mund të jenë:
- Diarre e lehtë
- Pakësimi i oreksit
Ndërlikimet e sëmundjes :
Roseola zakonisht është një sëmundje e butë, por rrallë mund të shkaktojë ndërlikime si:
• Konvulsionet nga temperatura e lartë
• Meningit aseptik, encefalit, hepatit
Në të gjitha këto raste duhet kërkuar ndihmë urgjente nga personeli shëndetësor.
Mjekimi përfshin:
• Kontrollin e temperaturës së lartë me barna antipiretike (Paracetamol; Ibuprofen) dhe kompresa të ftohta
• Kujdesjen për mbajtjen e një rehidrimi të mirë
Parandalimi i sëmundjes: Nuk ka vaksinë për të parandaluar Roseolën. Për të parandaluar përhapjen e infeksionit te të tjerët, fëmija duhet të mbahet në shtëpi deri 24 orë pas rënies së temperaturës, kur ai nuk është më infektues për të tjerët.