Dhimbjet e Kyçit të Dorës tek Personat që Punojnë në Zyrë

Gingiviti
Të gjithë fëmijët kanë temperaturë herë pas here. Zakonisht, ajo nuk është e rrezikshme dhe, për më tepër, tregon se organizmi po reagon për të luftuar një infeksion. Megjithatë, prindërit shpesh alarmohen dhe nuk janë të sigurt se si duhet të veprojnë.
Në mënyrë të përgjithshme, konsiderohet se fëmija ka temperaturë kur temperatura e trupit është 38°C ose më e lartë. Metodat e ndryshme të matjes së temperaturës mund të japin rezultate paksa të ndryshme (shih tabelën më poshtë).
Vendi i matjes | Normal | Temperaturë | Preferenca sipas moshës |
Rektale | 36.6°C – 38°C | +38.1°C | Deri në 3 vjeç |
Orale | 35.5°C – 37.5°C | +37.6°C | 4 vjeç e sipër |
Në sqetull | 34.7 – 37.3 | + 37.4 | Të gjitha moshat |
Në ballë ose vesh | 35.5°C – 38°C | + 38.1 | 6 muaj e sipër |
Çfarë e shkakton temperaturën?
Temperaturën te fëmijët zakonisht e shkakton një infeksion. Arsye të tjera pse fëmijët mund të kenë temperaturë mund të jenë:
- Mbiveshja ose qëndrimi në një ambient të mbinxehur: duke qenë se fëmijët nuk e kontrollojnë aq mirë temperaturën e trupit si të rriturit.
- Vaksinimet: fëmijët mund të kenë temperaturë të lehtë pas vaksinimit, e cila zakonisht zgjat 1 ditë.
- Dalja e dhëmbëve po ashtu mund të shoqërohet me një rritje të lehtë të temperaturës, zakonisht jo më shumë se 37.8°C.
Kur duhet telefonuar mjeku?
- Fëmija është nën 3 muaj, edhe kur temperatura është 38°C.
- Fëmija është mbi 3 muaj dhe temperatura shkon në 39°C.
- Në çdo moshë, nëse fëmija ka tashmë një problem shëndetësor të diagnostikuar (drepanocitozë, kancer, etj.).
- Fëmija nuk pi, ka të vjella të përsëritura ose diarre të qëndrueshme.
- Fëmija ka shenja të dehidratimit (urinon shumë pak, qan pa lot, nuk është aktiv kur temperatura bie).
- Fëmija ka një ankesë specifike (dhimbje veshi, dhimbje fyti, dhimbje gjatë urinimit, dhimbje barku).
- Temperatura zgjat mbi 5 ditë.
Kur duhet shkuar direkt në urgjencë?
- Temperatura shoqërohet me të qara të forta që nuk pushojnë.
- Fëmija është shumë i grindur dhe i irrituar, ose shumë i përgjumur.
- Në lëkurë vërehet shfaqja e njollave që fëmija nuk i ka pasur para temperaturës.
- Kur thonjtë, gjuha ose buzët marrin ngjyrë blu.
- Kur vërehet ngurtësimi i qafës ose fëmija refuzon të përkulë kokën.
- Te bebet që ende kanë fontanelën e hapur (pjesa e butë në kokë): fryrja ose sheshimi i saj.
- Probleme me frymëmarrjen (vështirësi) që nuk kalojnë me pastrimin e hundëve.
Si të trajtojmë temperaturën në shtëpi?
Barnat për uljen e temperaturës
Kur temperatura është mbi 38°C dhe fëmija nuk është rehat:
- Përdoren medikamente si Paracetamol dhe Ibuprofen (ky i fundit nuk lejohet nën 6 muaj). Kujdes me dozën dhe intervalet midis dozave; këshillohuni me mjekun ose infermierin nëse nuk jeni të qartë me udhëzimet në paketimin e barnave.
- Nën moshën 3 muaj asnjë medikament nuk duhet dhënë pa këshillën e mjekut.
- Nëse fëmija ka një problem shëndetësor të diagnostikuar më parë, duhet të konsultoheni me mjekun për llojin e mjekimit që do të përdoret.
- Nuk lejohet përdorimi i aspirinës në asnjë rast, përveçse kur e këshillon mjeku.
Këshilla të tjera
- Ofroni fëmijës lëngje për të shmangur dehidratimin (qumësht, supë, ujë, lëngje frutash pa sheqer të shtuar).
- Ofroni ushqim dhe lëreni të konsumojë sa të dojë, pa e sforcuar (½ e sasisë që merr zakonisht është e kënaqshme).
- Lëreni të pushojë sa të dojë.
- Visheni lehtë dhe mos e mbuloni me tepri.
- Temperatura e ambientit duhet të jetë mesatare, as shumë e ngrohtë, as shumë e ftohtë.
Fjalë kyç: temperaturë, fëmijë, infeksion.