
Fizioterapia në Osteoporozë

Lezionet Orale Prekanceroze: Njohja dhe Parandalimi i Kancerit Oral
Torticollis (qafa e shtrembër) është një gjendje ku muskujt e qafës së bebit shkurtohen dhe ngurtësohen, duke e detyruar kokën të kthehet ose të rrotullohet në njërën anë. Torticollis mund të jetë i pranishëm që në lindje dhe quhet Torticollis i lindur (Congenital), ose mund të zhvillohet më vonë, si për shembull Torticollis i fituar ose pozicional, si pasojë e keqpozicionimit të kokës së bebit, sidomos kur koka mbahet gjithmonë në të njëjtën anë
Simptomat më të shpeshta të Torticollis mund të jenë:
• Kthim ose rrotullim i kokës në njërën anë
• Lëvizje e kufizuar e qafës ose kokës
• Ngurtësim dhe shkurtim i muskujve të qafës
• Krijimi i një “topthi”, një gunge të vogël me madhësi bizele, në njërin nga muskujt e qafës së bebit
• Asimetri e tipareve të fytyrës (faciale)
• Dhimbje në qafë
Trajtimi mund të jetë fizioterapeutik ose, sipas ashpërsisë së gjendjes, edhe kirurgjikal (jo gjithmonë), në rastet e një torticollisi të lindur.
Mund të parandaloni Torticollisin pozicional:
• Alternoni pozicionin e bebit gjatë lojës dhe gjatë gjumit.
• Shtoni lojën barkas (tummy time) kur bebi është zgjuar. Kjo ndihmon në forcimin e muskujve të qafës, shtyllës kurrizore dhe muskujve të barkut.
• Reduktoni qëndrimin e bebit shtrirë me kurriz në sexholino, karrocë, relaks etj.
• Shmangni qëndrimin e bebit në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë.
• Përdorni teknika stretching (zgjatje muskulare) të realizuara nga fizioterapisti, i cili edukon edhe prindërit për t’i kryer në mënyrën e duhur te bebi në shtëpi.



Nëse vini re preferencë në mbajtjen e kokës në njërën anë, konsultohuni me mjekun pediatër dhe fizioterapistin e besuar.
Fjalë kyçe: Qafa e shtrembër; pozicionim; koka; torticollis; lojë aktive; fizioterapi.