
A E ZËVENDËSON INTELIGJENCA ARTIFICIALE (IA) ROLIN E MJEKUT?

Torticollis (qafa e shtrembër) dhe rëndësia e pozicionimit të bebit
Osteoporoza dobëson kockat, redukton masën kockore dhe densitetin e saj, duke i bërë ato më të predispozuara për t’u thyer. Fizioterapia te këta pacientë ndihmon në parandalimin e rrëzimeve, forcimin e kockave dhe muskujve, si dhe në përshpejtimin e rikuperimit.
Fizioterapisti harton një program trajtimi të personalizuar për çdo pacient, pasi ka bërë një vlerësim të gjendjes së tij shëndetësore.
Efektet pozitive të fizioterapisë në menaxhimin e osteoporozës janë si më poshtë:
• Përmirëson ekuilibrin
• Forcon muskujt dhe kockat
• Ul rrezikun për rrëzime
• Përmirëson posturën dhe qëndrimin e pacientit
• Parandalon humbjen e mëtejshme të masës kockore
• Ul dhimbjen
• Rrit fleksibilitetin
Një studim i vitit 2019 tregoi se pacientët me osteoporozë, të cilët zhvillonin ushtrime rregullisht, kishin cilësi më të mirë jete se të tjerët.
Një studim i vitit 2020 tregoi se ndjekja e një programi ushtrimor, i përgatitur dhe zbatuar nën vëzhgimin e fizioterapistit, tek pacientët me osteoporozë, përmirësonte dukshëm forcën muskulore, ekuilibrin dhe historikun e rrëzimeve.
Disa nga ushtrimet/aktivitetet që sugjerohen zakonisht paraqiten më poshtë:




Sugjerohet ndjekja e një aktiviteti fizik të kontrolluar, 3-4 herë/javë. Para se të filloni bërjen e ushtrimeve, konsultohuni fillimisht me mjekun specialist dhe fizioterapistin tuaj të besuar.
Fjalë kyçe: Osteoporozë, fizioterapi, kocka, dobësim, thyerje, frakturë, ushtrime.