
Fizioterapia dhe Artriti Reumatoid

Leukoplakia
Qëndrimi aktiv gjatë shtatzënisë mund të ketë shumë efekte pozitive si lehtësimi i dhimbjeve, parandalimi i shtimit në peshë më shumë seç duhet apo edhe lehtësimi i përballimit të procesit të lindjes në vetvete.
Disa sugjerime për ushtrimet gjatë shtatzënisë që duhet të keni parasysh janë:
- Mos e lodhni veten më shumë seç duhet. Herë pas here mund të jetë e nevojshme të ngadalësoni ritmin me avancimin e shtatzënisë. Është thelbësore të ndiqni udhëzimet dhe gjithmonë të konsultoheni me mjekun dhe fizioterapistin para se të kryeni çdo lloj ushtrimi.
- Gjithmonë bëni nxehje para se të filloni ushtrimet.
- Sugjerohet një intensitet i lehtë në të mesëm për ndjekjen e ushtrimeve. Gjithashtu, çdo ushtrim duhet të kryhet ngadalë, pa diskomfort dhe i shoqëruar me frymëmarrje të kontrolluar. Shmangni kryerjen e ushtrimeve në temperatura dhe intensitet të lartë.
- Përpiquni të jeni aktive përgjithësisht gjatë ditëve; ndonjëherë mjafton edhe thjesht ecja 30 minuta në ditë.
- Shmangni qëndrimin shtrirë në kurriz për periudha të gjata, sidomos pas javës së 16-të.
- Pini lëngje dhe ujë mjaftueshëm.
- Nëse shkoni në palestër, duhet t’i referoni instruktorit tuaj që jeni shtatzënë dhe muajin në të cilin ndodheni.
- Ushtrimet ose sportet të cilat kanë një risk rrëzimi, si shëtitjet me kuaj, ski, gjimnastika ose çiklizmi, sugjerohet të shmangen ose, nëse do të zhvillohen, të bëhen me shumë kujdes.
- Shmangni sportet që kanë një risk të lartë goditjesh, si judo, kickboxing, boks etj.
Më poshtë gjenden disa ushtrime të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve, në reduktimin e dhimbjeve dhe në rritjen e lëvizshmërisë. Në shtatzëni me risk të lartë ose me komplikacione, këto ushtrime nuk këshillohen. Ndaj gjithmonë konsultohuni me fizioterapistin dhe mjekun para se të filloni ushtrimet.


Fjalë kyçe: Shtatëzani, ushtrime, sforcim, forcim; muskuj.



