
PIRJA E KAFESË DHE EFEKTET E SAJ NË ORGANIZËM

Ushtrimet në shtatzëni.
Artriti është një sëmundje që prek kryesisht artikulacionet (kyçet e trupit), duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion të tyre.
Fizioterapia i ndihmon këta pacientë të lëvizin lirshëm dhe të jenë më të pavarur; ndihmon në menaxhimin dhe trajtimin e shenjave dhe gjithashtu fizioterapisti këshillon dhe edukon pacientin mbi mënyrën e duhur të kryerjes së ushtrimeve.
Objektivat kryesorë të fizioterapisë te këta pacientë janë: përmirësimi i lëvizjes, rritja e forcës muskulore, ulja e dhimbjes dhe përmirësimi i funksionit duke ruajtur pjesëmarrjen në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Fizioterapisti, pasi vlerëson pacientin, përcakton objektivat dhe planin e trajtimit. Pjesë shumë e rëndësishme e trajtimit janë ushtrimet. Ushtrimet e rregullta te këta pacientë ndihmojnë në ruajtjen e lëvizshmërisë dhe forcës muskulore, por duhet që këto lëvizje të kryhen ngadalë.
Disa nga ushtrimet e sugjeruara për pacientin me artrit paraqiten më poshtë:


Sugjerohet ndjekja e një aktiviteti fizik të kontrolluar dhe monitoruar nga fizioterapisti. Gjithashtu, para se pacienti të fillojë ushtrimet, duhet të konsultohet fillimisht me mjekun specialist dhe fizioterapistin e besuar.
Fjalë kyçe: artrit; fizioterapi; dhimbje; kyçe; artikulacione; kocka.



