
VDEKJET E PAPRITURA – SHKAQET

Obeziteti te Fëmijët
Artriti Rheumatoid është një sëmundje autoimune dhe inflamatore, që do të thotë se sistemi imunitar i trupit sulmon gabimisht qelizat e shëndetshme, duke shkaktuar inflamacion (ënjtje të dhimbshme) në zonat e prekura. RA zakonisht prek kyçet, shpesh duke prekur disa kyçe njëkohësisht.
Shkaqet
Artriti reumatoid (RA) është një gjendje autoimune, që nënkupton se shkaktohet nga sistemi imunitar i cili sulmon gabimisht indet e shëndetshme të trupit. Megjithatë, shkaku specifik i kësaj gjendjeje ende nuk dihet plotësisht. Normalisht, sistemi imunitar prodhon antitrupa që sulmojnë bakteret dhe viruset për të luftuar infeksionet. Stresi është një nga faktorët e rëndësishëm që mund të nxisë RA.
RA mund të prekë çdo moshë, por ka më shumë gjasa të shfaqet midis moshës 30 dhe 50 vjeç. Nëse fillon midis moshës 60 dhe 65 vjeç, quhet RA me fillim të vonë (RA e të moshuarve). Ky lloj RA është i ndryshëm nga forma që fillon në moshat më të reja dhe zakonisht paraqet sfida specifike në trajtim.
Simptomat
- Dhimbje ose ndjesi dhimbjeje në më shumë se një kyç.
- Ngurtësi në më shumë se një kyç.
- Ndjeshmëri dhe ënjtje në më shumë se një kyç.
- Të njëjtat simptoma në të dy anët e trupit (p.sh., në të dyja duart ose në të dy gjunjët).
- Humbje peshe.
- Ethe.
- Lodhje ose ndjesi lodhjeje.
- Dobësi.
- Nyje të buta, të ngrohta dhe të fryra.
- Ngurtësi e kyçeve që zakonisht përkeqësohet në mëngjes dhe pas periudhave të pasivitetit.
- Kombinim i lodhjes, etheve dhe humbjes së oreksit.
Diagnoza
Ro-grafi, analiza klinike dhe biokimike. Specifike për diagnozën janë: CRP (Proteina Reaktive C) është e rritur, testi i antitrupave anti-CCP (ACCP ose CCP). Ky test është për një lloj autoantitrupi të quajtur antitrupa peptid citrulinated ciklik (CCP), i cili mund të gjendet në gjakun e 60% deri në 80% të njerëzve me artrit reumatoid.
Mjekimi
NSAIDs: Medikamentet anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs) mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të zvogëlojnë inflamacionin.
Steroidet: Medikamentet kortikosteroide, të tilla si prednizoni, reduktojnë inflamacionin dhe dhimbjen dhe ngadalësojnë dëmtimin e kyçeve.
DMARD-të konvencionale (Medikamente antireumatike modifikuese të sëmundjes): Këto përfshijnë Methotrexate, Leflunomide, Hydroxychloroquine dhe Sulfasalazine.
Agjentët biologjikë: Për shembull, Tocilizumab dhe Rituximab.
DMARD sintetike të synuara: Përfshijnë medikamentet si baricitinib dhe tofacitinib.