
Skolioza

Kanceri i gjirit
Kanceri i pankreasit është një sëmundje e cilla fillon kur qelizat anormale brenda pankreasit rriten në mënyrë të pakontrolluar. Pankreasi ndodhet pas pjesës së poshtme të stomakut. Ai prodhon enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe hormone që ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak.
Lloji më i zakonshëm i kancerit të pankreasit është adenokarcinoma duktale pankreatike. Ky lloj fillon në qelizat që mbulojnë duktin që bartin enzimat tretëse jashtë pankreasit.
Shkaqet
Nuk është e qartë çfarë e shkakton kancerin e pankreasit. Mjekët kanë zbuluar disa faktorë që mund të rrisin rrezikun e këtij lloji kanceri. Këta përfshijnë duhanpirjen dhe trashëgiminë, një histori familjare me kancer të pankreasit.
Simptomat
Kanceri i pankreasit shpesh nuk shkakton simptoma derisa sëmundja është në një fazë të avancuar. Kur ndodh, shenjat dhe simptomat e kancerit të pankreasit mund të përfshijnë:
- Dhimbje në bark që përhapet në anë ose në shpinë.
- Humbje e pashpjegueshme peshe.
- Humbje e oreksit.
- Ikter (zverdhje),
- Urinë me ngjyrë të errët.
- Kruarje.
- Diagnoza e re e diabetit ose diabet që bëhet gjithnjë e më i vështirë të kontrollohet.
- Dhimbje dhe fryrje në një krah ose këmbë, e cila mund të shkaktohet nga një gjakderdhje.
- Lodhje ose dobësi.
- Vështirësi në tretje.
Pacientët me kancer pankreasi të avancuar mund të kenë:
- ascit (grumbull lëngjesh në bark) dhe
- koagula në gjak (trombe).
Nëse dikush ka një nga këto shenja që përmendëm, nuk do të thotë që ka kancer pankreasi. Këto apo simptoma të ngjashme mund të shkaktohen nga situata apo probleme të tjera mjekësore të zakonshme. Prandaj, nëse dikush nga ju ka këto shenja, duhet të konsultohet me mjekun, i cili është i vetmi që mund të diagnostikojë shkakun e shenjave individuale.
Faktoret e Riskut
Faktorët që mund të rrisin rrezikun e kancerit të pankreasit përfshijnë:
- Pirja e duhanit.
- Diabeti i tipit 2.
- Inflamacion kronik i pankreasit, i quajtur pankreatiti.
- Historia familjare e ndryshimeve të ADN-së që mund të rrisin rrezikun e kancerit. Këto përfshijnë ndryshime në gjenin BRCA2, sindromën Lynch dhe sindromën e melanomës së shumëfishtë atipike familjare (FAMMM).
- Historia familjare e kancerit të pankreasit.
- Obeziteti.
- Mosha më e madhe. Shumica e njerëzve me kancer pankreatik janë mbi 65 vjeç.
- Pirja e sasive të mëdha të alkoolit.
Diagnoza
Testet e përdorura për të diagnostikuar kancerin e pankreasit përfshijnë:
1- Testet imazherike – ECHO, Scanner CT, mri, skanime PET.
2- Eko endoskopia (EUS)
3- Biopsia
4- Analizat e gjakut – Testet e gjakut mund të tregojnë proteina të quajtura shënues tumoralë që prodhojnë qelizat e kancerit të pankreasit. Një test i markerit të tumorit i përdorur në kancerin e pankreasit quhet CA19-9. Mjekët shpesh e përsërisin këtë test gjatë dhe pas trajtimit për të kuptuar se si reagon kanceri. Disa kancere të pankreasit nuk prodhojnë CA19-9 shtesë, kështu që ky test nuk është i dobishëm për të gjithë.
5- Testimi gjenetik – Testimi gjenetik përdor një mostër gjaku ose pështymë për të kërkuar ndryshime të trashëguara të ADN-së që rrisin rrezikun e kancerit.
Stadifikimi
Fazat e kancerit të pankreasit përdorin numrat nga 0 deri në 4. Në fazat më të ulëta, kanceri është vetëm në pankreas. Ndërsa kanceri rritet, faza rritet.
Në fazën 4, kanceri është përhapur në pjesë të tjera të trupit.
Mjekimi
Trajtimi për kancerin e pankreasit varet nga faza e kancerit dhe vendndodhja.
Trajtimet e kancerit të pankreasit mund të përfshijnë:
– kirurgji,
-rrezatim,
-kimioterapi
-target terapi
-imunoterapi
-ose një kombinim të tyre.
Kur kanceri është i avancuar, këto trajtime nuk kanë gjasa të ndihmojnë.
Parandalimi
Tani për tani, shkaku i saktë i kancerit të pankreasit nuk dihet. Sidoqoftë, ka disa faktorë rreziku për sëmundjen, disa prej të cilëve mund të zbuten me ndërhyrje dietike dhe jetese.
- Shikoni peshën tuaj
- Ndryshoni dietën tuaj
- Shmangni alkoolin dhe lini duhanin
