
Çfarë është parandalimi dhe për çfarë shërben ai?

Kanceri i pankreasit
Çfarë është skolioza?
Skolioza është një lakim anësor i shtyllës kurrizore që më së shpeshti diagnostikohet tek adoleshentët. Shumica e rasteve të skoliozës janë të lehta, por në disa raste, lakimi i shtyllës kurrizore përkeqësohet me rritjen e moshës.
Shkaqet dhe faktorët e riskut për skoliozë.
Nuk ka një shkak specifik për shfaqjen e skoliozës, por zakonisht mund të jenë faktorë gjenetikë; sëmundje si paraliza cerebrale; distrofia muskulare; defekte në lindje, etj.
Ka disa faktorë që rrisin predispozitën për shfaqje të skoliozës si:
- Gjenetika dhe historia familjare: Skolioza ka më shumë predispozitë për shfaqje tek individët me një histori familjare për skoliozë.
- Mosha: Shenjat dhe simptomat zakonisht shfaqen më shumë në adoleshencë.
- Gjinia: Skolioza mund të prekë edhe meshkujt dhe femrat, por femrat kanë predispozitë më të madhe për skoliozë.
Simptomat e Skoliozës.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
- Supet në disnivel (njëri më lart se tjetri)
- Njëra nga shpatullat më e “dalë” se sa tjetra
- Ijet (pelvisi) në disnivel (njëra anë më e ngritur se tjetra)
- Njëra anë e kafazit torakal duket më para se sa ana tjetër
Diagnoza
Diagnoza vendoset me anë të:
- Ekzaminimit objektiv/klinik
- Ekzaminimeve imazherike (grafi, rezonancë magnetike)
Trajtimi i Skoliozës:
Trajtimi varion sipas gradës së lakimit të shtyllës kurrizore.
- Skolioza e lehtë: Tek fëmijët mund të mos jetë nevoja për trajtim, por vetëm monitorim dhe kontrolle periodike.
- Skolioza e moderuar ose e rëndë: Mund të kërkojë buste, fizioterapi ose kirurgji, sipas përcaktimit të mjekut specialist.
- Fizioterapia: Ka rëndësi thelbësore për përmirësimin e lakimit të shtyllës kurrizore, rritjen e forcës muskulore, edukimin postural dhe përmirësimin e koordinimit dhe ekuilibrit. Gjithashtu, ushtrimet e frymëmarrjes ndihmojnë në përmirësimin e funksionit respirator.