
Hepatiti B

Bronkioliti
- Përgatiti K. Vakëflliu
Çfarë është sëmundja e Alzheimer?
Sëmundja e Alzheimer është forma më e zakonëshme e demencës. Kjo është një sëmundje që përparon duke filluar me një humbje të lehtë të kujtesës dhe që mund të cojë deri në humbjen e aftësisë pë të vazhduar një bisedë dhe për t`ju përgjigjur mjedisit. Sëmundja Alzheimer përfishin pjesë të trurit që kontrollojnë mendimin, kujtesën, dhe të folurit.
Cilat janë Simptomat e Alzheimer?
Kujtesa shpesh ndryshon ne moshën e vjeter. Disa njerëz vërejnë ndryshime në kujtesë në veten e tyre para se të tjerët t`a vënë re. Në të tjerë janë miqtë dhe familjarët që vërejnë ndyshime në kujtesë, sjellje dhe aftësi. Humbja e memorjes që pengon aktivitetin ditor të jetës nuk është një tipar tipik i plakjes. Në se një individ ka një ose më shumë nga 10 shënjat e mëposhtme paralajmëruese për sëmundjen duhet të kontrollohet te mjeku për të vërtetuar sëmundjen. Diagnoza e herëshme të jep mundësi të planifikosh trajtimin për të ardhmen.
- shënjat paralajmëruese për Alzheimer:
- Humbja e kujtesës që prish jetën e përditshme: harresa e ngjarjeve, duke përsëritur veten ose duke u mbështetur gjithmone e më shumë në mjete ndihmëse që ju ndihmojnë për t`u kujtuar (si shënime ngjitëse).
- Vështirësi në planifikimin ose zgjidhjen e problemeve si : probleme me pagesën e faturave, ose me recetat e gatimit të cilat i keni përdorur për vite.
- Vështirësi në kryerjen e detyrave të njohura në shtëpi, në punë ose në kohën e lirë si : probleme me gatimin, përdorimin e celular-it, ose për të bërë pazar
- Konfuzion me kohën ose vendin si : problem për të kuptuar një ngjarje që po ndodh, ose ngatërimi i datave.
- Probleme me të kuptuarit e hapësirave dhe lidhjen me to si : vështirësi me ekuilibrin, pengimi me gjërave në shtëpi, derdhja ose rëzimi i objekteve më shpesh.
- Probleme me fjalët në të folur ose të shkruar si : vështirësi për të ndjekur ose për t’u bashkuar me një bisedë ose vështirësi në gjetjen e fjalës së duhur (duke thënë “ajo” në vend të “orës”).
- Vendosja e gabuar e gjërave dhe pamundësia për t`i gjetur ato si : vendosja e çelësave të makinës në makinë larëse
- Gjykimi i i dobët si: Rrënje viktimë e një mashtrimi, mos menaxhimi i mirë i parave, vëmendje e pakët ndaj higjienës,
- Tërheqja nga puna ose aktivitetet shoqërore si : mos dëshirë për të shkuar në aktivitetet që bën zakonisht si : ndjekja e lojrave të futbollt, vajtja në festa etj
- Ndryshime në humor dhe personalitet si : shpesh mërziten për gjëra pa rëndësi, frikë ose dyshime për situata të zakonshme
Cili është shkaku i Alzheimerit?
Megjithë përpjekjet , shkencëtarët ende nuk e dinë plotësisht se çfarë e shkakton sëmundjen e Alzheimerit në shumicën e njerëzve. Shkaqet ndoshta përfshijnë një kombinim të ndryshimeve në tru të lidhura me moshën, së bashku me faktorët gjenetikë, mjedisorë dhe të stilit të jetesës
A mund të shërohet sëmundja Alzheimer?
Aktualisht nuk ka kurë për sëmundjen e Alzheimerit. Por ka ilaçe që mund të zvogëlojnë përkohësisht simptomat të cilat i këshillon mjeku. Mbështetja dhe një plan i mirë i mbështetjes janë të domozdoshme për të ndihmuar dikë me këtë gjendje dhe familjen e tyre, për të përballuar jetën e përditshme.
Si mund të zvogëlohet rreziku për të patur Alzheimer ?
- Parandalimi dhe menaxhimi i presionin e lartë të gjakut.
- Kontrolli për Diabet dhe menaxhimi i mirë i tij
- Mbajtja e një peshe të shëndetshme.
- Mbajtja e një aktiviteti fizik të mirë
- Mospirja e duhanit
- Shmangia e pirjes së tepërt të alkolit
- Parandalimi dhe korrigjimi i humbjes së dëgjimit. …
- Flini mjaftueshëm gjumë.

