
Çfarë është rrezatimi?

Skolioza
Parandalimi nënkupton çdo veprim të ndërmarrë për t’i mbajtur njerëzit të shëndetshëm dhe për të ruajtur mirëqenien e tyre, dhe për të parandaluar ose shmangur rrezikun e shëndetit të dobët, sëmundjes, lëndimit dhe vdekjes së hershme. Parandalimi klasifikohet në parandalim parësor, dytësor, tretësor dhe katërsor.
Parandalimi parësor
Parandalimi parësor është lloji kryesor i parandalimit që synon parandalimin e sëmundjes që përpara shfaqjes së saj, pra ta shmangë atë duke nxitur një stil jete të shëndetshme.
Disa lloje të parandalimit shëndetësor përfshijnë edukimin shëndetësor, promocionin shëndetësor hde vaksinimin.
Edukimi shëndetësor ka të bëjë me dhënien e informacionit, për shembull fushatat e ndërgjegjësimit, njohuritë që përfshihen në shkolla lidhur me shëndetin dhe kujdesin për veten apo çdo rrugë tjetër e vendosur për edukimin lidhur me njohuritë për të pasur shëndet të mirë
Promocioni shëndetësor përfshin krahas edukimit shëndetësor dhe masa që mundësojnë përqafimin e një stili jetese të shëndetëshme si për shembull: krijimi i hapësirave për kryerjen e aktivitetit fizik, fluorizimi i ujit, jodizimi i kripës, ndalimi i konsumit të duhanit në ambjente të mbyllura.
Parandalimi dytësor
Ka të bëjë me programet e depistimit apo testet scrrening, të cilat synojnë kapjen e hershme të sëmunjdeve si disa lloje kanceri apo dhe sëmundje kronike si ato kardiovaskulare dhe diabeti. Këto teste, të cilat nuk janë teste diagnostikuese, zhvillohen në një popullatë e cila në dukje është e shëndetshme, dhe në rast se testi rezulton pozitiv, do të vijohet me diagnostikim dhe trajtim sipas nevojës së shfaqur. Synimi është ai sipas të cilit, nëse sëmundja kapet hershëm, ndërhyrjet shëndetësore do të jenë më të suksesshme.
Parandalimi tretësor
Lidhet me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve me qëllim parandalimin e skenarit më të keq që është vdekja. Qëllimi në rastin më të mirë është shërimi, duke parandaluar në këtë rast vdekjen apo paaftësitë e përherëshme. Nëse në dy rastet e mëparshme ndërhyrjet lidhen me specialistët e shëndetit publik, që qëllim kryesor kanë parandalimin e shfaqjes së sëmundjes, në rastin e parandalimin tretësor hyn në punë stafi mjekësor.
Parandalimi katërsor
Parandalimi katërsor lidhet me kujdesin paliativ apo kujdesin në fundin e jetës. Kur rasti është fatal dhe vdekja e pashmangshme, parandalohen dhimbjet në përfundim të jetës së pacient. Krahas kujdesit shëndetësor ofrohet dhe kudjes social për pacientin dhe familjarët.