
ÇFARË ËSHTË HEMOPTIZIA APO NXJERRJA E GJAKUT ME KOLLITJE?

VDEKJET E PAPRITURA – SHKAQET
Çfarë është pleksusi brachial?
Pleksusi brachial është një rrjet nervash, i cili kontrollon funksionin muskular në shpatull, krahë, dorë dhe gjithashtu ndjeshmërinë në gjymtyrët e sipërme. Dëmtimi i këtij pleksusi mund të ndodhë gjatë një lindjeje të vështirë, duke rezultuar në tejzgjatje, shtypje ose shqyerje të tij. Dëmtimet e pjesës së sipërme të pleksusit ndikojnë te muskujt e shpatullave dhe brrylave, ndërsa dëmtimet e pjesës së poshtme ndikojnë te muskujt e dorës dhe parakrahut.
Simptomat
Kur një i porsalindur ka dëmtime të pleksusit brachial, simptomat kryesore janë:
- Dobësi muskulore në krahun ose dorën e prekur
- Reduktim i lëvizjes dhe ndjeshmërisë në ekstremitetin e sipërm
Shkaqet
Shkaktarët e dëmtimit të pleksusit brachial gjatë lindjes mund të jenë:
- Pesha e madhe e foshnjës gjatë lindjes
- Lindje multiple/binjakë
- Lindje e vështirë ose e zgjatur në kohë
- Histori e mëparshme që ka rezultuar në dëmtime të pleksusit brachial
Trajtimi
Trajtimi përfshin observimin (vëzhgimin) nga mjeku, pasi një pjesë e madhe e dëmtimeve të pleksusit brachial mund të shërohen pa nevojën për ndërhyrje terapeutike. Fizioterapia dhe ergoterapia janë të nevojshme në disa raste për të maksimizuar përdorimin dhe funksionalitetin e krahut të dëmtuar. Gjithashtu, prindërit, nën monitorimin e fizioterapistit, marrin rekomandimet e duhura për ushtrimet që duhet të kryejnë me fëmijën në shtëpi. Ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë e nevojshme në rastet e dëmtimeve të rënda, gjithmonë me konsultimin e mjekut ortoped.