
Shpatulla e ngrirë (frozen shoulder) dhe rëndësia e ushtrimeve

Sëmundja këmbë – duar – gojë
Nuk besoj se ka fizioterapistë, të cilëve nuk u është thënë, të paktën një herë gjatë punës së tyre: “Thjesht masazh bëni ju!” Duhet t’ju them se fizioterapia nuk është masazh! Në vendin tonë, vitet e fundit, popullata ka filluar të ndërgjegjësohet në lidhje me ndryshimin që ekziston midis një fizioterapisti dhe një masazhatori, edhe pse duhet ende punë.
Fizioterapisti është një profesionist shëndetësor, i cili formohet duke ndjekur një program studimi universitar 5-vjeçar (3+2), me qëllim rikuperimin e pacientit, eliminimin e dhimbjes dhe rifitimin e pavarësisë funksionale. Masazhi nga fizioterapistët aplikohet vetëm atëherë kur është i nevojshëm, duke u bazuar në diagnozën dhe protokollin e trajtimit të pacientit. Ndërkohë, masazhatori aplikon masazhin në qendra estetike, me qëllim relaksimin e muskujve.
Fizioterapisti trajton dhe rehabiliton pacientin në spitale, poliklinika apo studio fizioterapie, ndërkohë masazhatori relakson, por nuk trajton pacientin!
Fizioterapia përfshin kryesisht përdorimin e teknikave manuale, ushtrimeve aktive, pasive, apo edhe të aparaturave terapeutike, sipas nevojës.
Masazhi zakonisht përdoret për një relaksim të menjëhershëm të muskujve dhe ulje të dhimbjes. Ndërkohë, fizioterapia, përveç uljes së dhimbjes dhe relaksimit, ka si qëllim rehabilitimin afatgjatë të pacientit, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e funksionalitetit, lëvizshmërisë dhe pavarësisë së tij.
Në fakt, fizioterapia trajton një sërë problemesh/sëmundjesh si: artriti reumatoid, skleroza multiple, sindroma Down, dëmtimet sportive, frakturat, dhimbjet e mesit, sëmundjet kronike pulmonare, problemet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, etj.
Gjithashtu, fizioterapisti personalizon trajtimin për çdo pacient sipas nevojave të tij, duke kryer fillimisht vlerësimin dhe ekzaminimin e pacientit dhe duke përcaktuar objektivat e trajtimit.
Fizioterapia trajton dhe mirëmban kockat, artikulacionet, muskujt, trurin, zemrën, mushkëritë e të gjithëve ne; përmirëson nivelin e aktivitetit fizik, duke parandaluar dëmtime të mëtejshme.
Ndaj, vlen të theksohet se fizioterapia nuk është masazh.
Fjalë kyçe: Fizioterapi; masazh; muskuj; kocka; rehabilitim; dhimbje; funksion.