
Testimi dhe identifikimi i shkaktarëve të infeksioneve në më pak se 2 orë – Çip i integruar me AI për përcaktimin e antibiotikut të duhur

A e zbulon Inteligjenca Artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?
Qëndrimi barkas nuk është thjesht lojë; është një qëndrim që ndikon në zhvillimin motorik, kognitiv dhe ndijor të fëmijës.
Pse është e rëndësishme loja barkas?
Gjatë vitit të parë të jetës, loja barkas ndihmon në forcimin e muskujve, sidomos të qafës dhe shtyllës kurrizore, dhe gjithashtu ndihmon me ekuilibrin dhe stabilitetin e trupit.
Loja barkas i hap rrugë fitimit të disa aftësive të reja motorike te bebi, si:
- kontrolli i mirë i kokës (muaji 4-6);
- rrotullimi nga barkas në shpinë dhe anasjelltas;
- ulja e pavarur;
- ecja këmbadorazi;
- zvarritja me parakrahë;
- ngritja në këmbë dhe ecja e pavarur.
Gjithashtu, është një pozicion që i mundëson bebit lehtësi në eksplorimin e ambientit rrethues dhe ndihmon në parandalimin e vonesave në zhvillimin motorik.
Loja barkas parandalon sheshimin e kokës, i cili mund të ndodhë si pasojë e mbajtjes së kokës në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Akademia Amerikane e Pediatrisë sugjeron lojë aktive gjatë ditës, veçanërisht lojën barkas, ndërsa kur bebi është në gjumë, rekomandohet pozicionimi në shpinë (supin).
Si praktikohet loja barkas?
Një pjesë e madhe e bebave nuk e preferojnë lojën barkas, ndaj është e rëndësishme mënyra se si ata prezantohen me këtë pozicion loje.
Sugjerohet të fillohet gradualisht, me seanca të shkurtra prej 2-3 minutash, duke e shtuar kohën ngadalë, ditë pas dite. Preferohet që loja barkas të praktikohet pas ndërrimit të pelenave, 30-45 minuta pas ushqyerjes, ose kur bebi është i ngopur me gjumë.
Vlen të theksohet edhe rëndësia e alternimit të vendeve ku praktikohet loja barkas, për ta bërë atë sa më efektive. Gjatë 3 muajve të parë të jetës, preferohet vendosja barkas në sipërfaqe të buta, si krevati, gjoksi i nënës ose prehri i saj. Pas muajit të tretë, sugjerohet vendosja barkas në sipërfaqe më të forta, si tapeti, dyshemeja etj.
Në fotot më poshtë keni disa ide se si mund ta bëni lojën barkas më argëtuese dhe efektive për zhvillimin e bebit tuaj.



Fjalë kyce: loja barkas, zhvillimi i fëmijës, forcimi muskular, viti i parë i jetës, ushtrime.