
Trombocitopenia tek Fëmijët: Çfarë Duhet të Dini

Neurozat Kronike
Shkaqet dhe Simptomat
Në vendin tonë janë shtuar ndjeshëm rastet e të sëmurëve me diabet, dhe kjo sëmundje po shfaqet gjithmonë e më shumë edhe në moshat e reja edhe pediatrike.
Të dhëna statistikore: Në botë llogariten mbi 550 milionë diabetikë dhe mbi 4 milionë humbje jete në vit.
• SHBA (2002–2018):
o Rastet e reja të diabetit tip 1 tek të rinjtë u rritën nga 20 në 22 për 100.000 banorë në vit.
o Rastet e reja të diabetit tip 2 u dyfishuan nga 9 në 18 për 100.000 në vit.
o Rreth 352,000 fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 20 vjeç kishin diabet të diagnostikuar, përfshirë 304,000 me tip 1.
• Gjermani: Incidenca e diabetit tip 1 tek fëmijët deri në moshën 15 vjeç është 22.9 raste të reja për 100.000 banorë në vit.
• Mbretëria e Bashkuar: Rritje prej 39% e rasteve të diabetit tip 2 tek personat nën 40 vjeç në 6 vitet e fundit, me 168,000 raste të diagnostikuara.
• Në Shqipëri përllogariten mbi 200 mijë diabetikë. Për gati dy dekada, ekspertët kanë vënë re rritje të konsiderueshme të numrit të diabetikëve në mesin e popullatës së re.
Në vendin tonë janë shtuar ndjeshëm rastet e të sëmurëve me diabet, dhe kjo sëmundje po shfaqet gjithmone e me shume edhe në moshat e reja edhe pediatrike.
Shkaqet kryesore të shtimit të rasteve me diabet në moshat e reja:
Diabeti Tip 1 (zakonisht shfaqet në fëmijëri ose adoleshencë). Ndër shkaqet kryesore janë:
• Reaksionet autoimune: Trupi sulmon qelizat beta të pankreasit që prodhojnë insulinë.
• Faktorët gjenetikë: Prania e një historie familjare me diabet tip 1 rrit rrezikun.
• Infeksionet virale: Disa viruse mund të nxisin zhvillimin e diabetit tip 1 tek individët me predispozicion gjenetik.
Diabeti Tip 2 (dikur i rrallë tek të rinjtë, tani në rritje të shpejtë). Shkaqet kryesore janë:
• Mbipesha dhe obeziteti janë faktorët kryesorë të rrezikut. Rritja e yndyrës në organe ndikon në rezistencën ndaj insulinës.
• Stili i jetesës sedentare: Mungesa e aktivitetit fizik kontribuon në zhvillimin e diabetit tip 2.
• Dieta jo e shëndetshme: Konsumi i lartë i ushqimeve të përpunuara dhe pijeve të ëmbla rrit rrezikun.
• Faktorë socio-ekonomikë: Qasja e kufizuar në ushqime të shëndetshme dhe ambiente për aktivitet fizik ndikon në rritjen e rasteve.
Simptomat e hershme të diabetit te moshat e reja
Simptomat e hershme të diabetit tek moshat e reja mund të jenë të ndryshme. Por simptomat më të shpeshta tek të rinjtë janë: humbje të papritur të peshës, urinim i shpeshtë, uri e shtuar, infeksione gjenitale, dobësi, lodhje. Një nga simptomat e hershme te meshkujt është edhe prishja e funksionit seksual dhe konkretisht mosfunksionimi erektil.
Simptomat e zakonshme të diabetit ndaj të cilave duhet pasur kujdes janë: urinimi i shpeshtë, ndjenja e etjes, humbja e peshës pa e stimuluar atë, oreksi i pakontrolluar, shikimi i turbullt, mpirja ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë, ndjenja e lodhjes dhe tharja e lëkurës.
Rreziqet shëndetësore për të rinjtë me diabet
Të rinjtë me diabet, veçanërisht ata me tip 2, përballen me rreziqe të larta për komplikacione serioze si sëmundjet kardiovaskulare, dështimi i veshkave dhe dëmtimi i shikimit, humbje të dëgjimit, si dhe shëndet të keq të dhëmbëve. Gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin mendor të individëve. Studimet tregojnë se diabeti i diagnostikuar në moshë të re është më agresiv dhe mund të çojë në vdekshmëri të parakohshme.
Masa parandaluese dhe ndërhyrje të mundshme
• Promovimi i një stili jetese të shëndetshëm: Inkurajimi i aktivitetit fizik dhe një diete të balancuar që nga fëmijëria.
• Politika publike: Rregullimi i reklamave për ushqime të pashëndetshme dhe subvencionimi i ushqimeve të shëndetshme.
• Edukimi shëndetësor: Ndërgjegjësimi për rreziqet e diabetit dhe mënyrat e parandalimit në shkolla dhe komunitete.
Fjalë kyçe: Diabeti, sëmundja e sheqerit, insulina, glukoza, sëmundje në moshat e reja.
