
OBEZITETI PO SHNDËRROHET NË EPIDEMI BOTËRORE!

Testimi dhe identifikimi i shkaktarëve të infeksioneve në më pak se 2 orë – Çip i integruar me AI për përcaktimin e antibiotikut të duhur
Të qenurit aktiv është e rëndësishme për të gjithë, por nëse dikush vuan nga Sëmundja e Parkinsonit, ushtrimet dhe aktiviteti i rregullt fizik janë një nga pjesët më të rëndësishme të rutinës ditore për të ruajtur lëvizshmërinë, ekuilibrin, forcën muskulore dhe qëndrimin.
Parkinsoni është një sëmundje degjenerative, e cila shoqërohet me dridhje (tremor), lëvizje të ngadalësuara, qëndrim të dobët dhe vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, si veshja, larja dhe kujdesi ndaj vetes. Studimet kanë treguar se kryerja e rregullt e ushtrimeve tek individët me Parkinson ndihmon në ngadalësimin e progresit të sëmundjes dhe një menaxhim më të mirë të saj.
Zakonisht sugjerohet një kombinim ushtrimesh aerobike, ushtrimesh për forcimin muskulor dhe ushtrimesh për ekuilibër, por gjithsesi është fizioterapisti ai që përcakton, rast pas rasti, llojet dhe intensitetin e ushtrimeve.
Disa nga ushtrimet e këshilluara për individët me Parkinson paraqiten në fotot më poshtë.

Pacienti ulet në karrige dhe vendos duart mbi shpatulla. Më pas, kthen kokën dhe trupin majtas sa më shumë që të mundet, sikur po përpiqet të shikojë pas. Rikthehet në pozicionin fillestar dhe më pas kryen të njëjtën lëvizje në anën tjetër. Ushtrimi përsëritet 10 herë.

Ulur në karrige, pacienti ngre një herë njërën këmbë, një herë tjetrën. Përsëritet 10 herë.

Qëndroni në këmbë me shpinën drejt. Bashkoni duart me pëllëmbët e drejtuara lart, si në foto, dhe më pas filloni të afroni shpatullat me njëra-tjetrën. Ngadalë, riktheni duart në pozicionin fillestar. Përsëriteni ushtrimin 10 herë.
Fjalë kyce: Sëmundja e Parkinsonit, dridhje, ushtrime, ngurtësim, forcë muskulare, fizioterapi.